Zëvendësim filmash
Heqim filmin e vjetër dhe vendosim një film të ri në xhamat e automjetit.
Kur filmi i vjetër duhet hequr
Filmi nuk zgjat përgjithmonë. Me vite, dielli e zbardh, e kthen në ngjyrë vjollcë ose e bën të flluskohet. Në atë gjendje ai nuk mbron më dhe ul dukshmërinë, sidomos natën.
Heqja nuk është thjesht tërheqje e filmit. Poshtë tij mbetet një shtresë ngjitësi që duhet hequr me kujdes, veçanërisht te xhamat e pasmë ku kalojnë fijet e ngrohjes.
Çfarë përfshin zëvendësimi
- Heqja e filmit ekzistues nga xhami.
- Pastrimi i ngjitësit të mbetur pa dëmtuar fijet e ngrohjes.
- Kontrolli i xhamit para se të aplikohet filmi i ri.
- Vendosja e filmit të ri dhe nxjerrja e ajrit nga poshtë tij.
Shenjat që filmi duhet ndërruar
- Filmi ka marrë ngjyrë vjollcë ose është zbardhur.
- Janë shfaqur flluska ose rrudha nën film.
- Skajet janë ngritur dhe po ndahen nga xhami.
- Dukshmëria natën është ulur ndjeshëm.
Nga një foto në WhatsApp deri te xhami i montuar
Nuk ka nevojë të dini kodin e xhamit. Dërgoni të dhënat e makinës dhe pjesën tjetër e kërkojmë ne.
Dërgo të dhënat-
01
Na shkruani
Një mesazh në WhatsApp ose një telefonatë. Kjo është pjesa e shpejtë.
-
02
Dërgoni të dhënat e makinës
Marka, modeli, viti dhe një foto e xhamit ose e dëmtimit.
-
03
Kontrollojmë xhamin
Shohim llojin e xhamit dhe disponueshmërinë për modelin tuaj.
-
04
Bëjmë montimin
Në oficinën tonë në Vaqarr ose, sipas rastit, në vendndodhjen tuaj.
Garanci për punën e kryer. Montimi dhe izolimi ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.
Si punojmëPyetje për këtë shërbim
Nëse pyetja jote nuk është këtu, shkruaj në WhatsApp dhe përgjigjemi.
Jo, nëse puna bëhet me kujdes. Ngjitësi hiqet pa gërvishtur fijet, prandaj kjo pjesë e punës kërkon më shumë kohë se te xhamat e tjerë.
Po. Film mbi film nuk qëndron dhe rezultati duket keq brenda pak kohësh.
Po. Nëse doni vetëm heqjen, na e thoni kur të shkruani.
Të lidhura me këtë punë
Dërgoni markën, modelin dhe vitin.
Xhamin e gjejmë ne.
Mos harxhoni kohë duke kërkuar kodin e xhamit. Një foto e dëmtimit dhe të dhënat e makinës mjaftojnë.